Përmbytje në Shkodër dhe Lezhë, pezullohet lundrimi në Durrës! Disa zona pa energji në Vlorë



Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar disa problematika në vend. Problematikat më të mëdha janë në qarkun e Lezhës dhe Shkodrës, ku ka sipërfaqe toke të përmbytur.

Në qarkun e Shkodrës janë 1 mijë Ha tokë e përmbytur për shkak të daljes së lumit Buna nga shtrati. Prurjet e shumta të lumit Buna kanë që ajo të dalë në Muriqan dhe Oblik. Ndërsa fshatrat Mushan, Shirq, Suka të njësisë Administrative Dajç janë pa energji elektrike. Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me automjete të larta për shkak të prezecës së madhe të ujit.

Në Lezhë reshjet kanë shkaktuar problematika me kanalizimet ku uji ka përmbytur disa lagje dhe oborrin e shkollave “Kosova” dhe “Besëlidhja” duke ndërprerë mësimin.

Për shkak të detit të trazuar Porti i Shëngjinit ka pezulluar lundrimin detar për të gjitha llojet mjeteve. Mjetet lundruese janë ankoruar në port dhe nuk do të lejohet lundrimi deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

Edhe Porti i Durrësit ka shtyrë lundrimin e trageteve drejt Barit, ndërsa vijon të mbetet i ndaluar lundrimi i anijeve të vogla dhe peshkarexhave.

Në Vlorë lundimi I trageteve vijon të kryhet, por është I ndaluar për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit.

Moti I keq ka lënë pa energji elektrike zonat e Pus-Mezinit, Orikum, Dukat, Llogara, Radhimë, Kallarat, Bolene, Vranisht, Mesaplik, Tërbac, Brataj, Velç, Bashaj, Sevaster, Gorisht, Dushkarak, Mazhar, ku po punohet për rikthimin e energjisë.

Latest articles

Related articles