Lirohet nga burgu 29-vjeçari, bëri për spital mësuesin në Tepelenë, pasi dyshoi se ngacmoi seksualisht motrën e tij

Lirohet nga ambjentet e Komisariatit të Policisë së Tepelenës A.G. 29 vjeç i vëllai i njërës prej nxënësve 13 vjeçare të pretenduara se janë abuzuar seksualisht nga mësuesi i edukimit fizik në shkollën 9-vjeçare në qytetin e Tepelenës Kleanthi Laçi.

Mbajtja e tij në dhomat e izolimit në Komisariat nuk ka kaluar as kufijtë e 48 orarshit pasi Prokuriria e Gjirokastrës e ka quajtur të paligjshëm arrestimin e tij dy dite më parë pasi u vetedorëzua në Komisariatin e Policisë pas dhunës së ushtruar ndaj mësuesit 59 vjeçar.

Mësohet se lirimi i 29 vjeçarit nga dhomat e izolimit është bërë përmes një urdhëri të posaçëm prej prokurores Edlira Manelli e cila e ka vlerësuar si të paligjshëm arrestimin e A.G. pasi nuk kishte shkaktuar dëme që mund t’i shkaktonin vdekjen mësuesit Kleanthi Laçi.

Rjedhimisht dhunuesi i këtij të fundit zhvishet nga çdo akuzë e ngritur dhe është lënë i lirë.

Latest articles

Related articles