PE rezolutë kundër politikës serbe ndaj Rusisë


Nga Sebastian Zonja
Parlamentit Evropian miratoi këtë të mërkurë një rezolutë për të unifikuar politikën e vet të jashtme dhe atë të sigurisë.
Brenda asaj rezolute ka dy lajme të rëndësishme:
1. Serbisë i janë bllokuar negociatat nga ana e Parlamentit. Kapitujt e mëtejshëm të negociatave duhet të hapen vetëm kur Serbia të forcojë angazhimin e saj për reforma në fushat e demokracisë dhe sundimit të ligjit dhe të tregojë përafrim të plotë me politikën e jashtme të BE-së, shkruhet në pikën 113 të raportit.
2. Një paragraf i veçantë në tekstin e rezolutës i kushtohet veprimeve të Komisionerit Evropian për Zgjerim Oliver Varhelyi ndaj disa vendeve të rajonit tonë. “Parlamenti mbetet thellësisht i shqetësuar nga raportet se Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin po kërkon qëllimisht të anashkalojë dhe të minojë rëndësinë qendrore të reformave demokratike dhe të sundimit të ligjit në vendet që kërkojnë anëtarësim në Bashkimin Evropian”, thuhet në rezolutë.
Se cili lajm ka më shumë rëndësi, këtë e vendos publiku.
Lajmi i parë na prek ne si rajon drejtëpërdrejtë. Lajmi i dytë është çështje e brendshme e BE-së, mes europolitikanëve, Hungarisë dhe BE-së etj.
Për politikanët shqiptarë, lajmi i dytë ka më shumë rëndësi, sepse arsyetojnë se s’na ka lejuar Varheyli, por ne i kemi bërë punët e shtëpisë. Ndaj, kalon pa shumë zë lajmi se vëllai i kryeministrit tonë Rama, Vuçiçi, ngeli në klasë nga Bashkimi Evropian.
Pyetje nga salla: Nëse është kaq i lidhur me rusët ky aleati i Ramës, po ky i yni si e ruan pavarësinë kaq fort?
Vlen të sjellim në vëmendje se amerikanët shpallën ministrin boshnjak non-grata vetëm se ndërtoi listë patronazhimi për pensionistët. Precedenti është.
Tik-tak, tik-tak…

Latest articles

Related articles