Ndahet nga jeta në moshën 118-vjeçare murgesha franceze Lucile Randon , personi më i vjetër në botë

Murgesha franceze Lucile Randon e cila konsiderohet si një nga njerëzit më të vjetër në botë, ka vdekur në moshën 118-vjeçare.

Randon e cila u quajt Motra Andre kur mori urdhrat e shenjtë në 1944, vdiq në gjumë në shtëpinë e të moshuarve në Toulon, Francë. E lindur në vitin 1904 në Francën jugore, ajo përjetoi dy luftëra botërore dhe ia kushtoi pjesën më të madhe të jetës së saj katolicizmit.

Vetëm Zoti e di sekretin e jetëgjatësisë sime, ka deklaruar ajo më parë për gazetarët.

Një punonjës nga shtëpia e të moshuarve, David Tavella, ndau lajmin për vdekjen e saj me gazetarët të martën.

“Ka trishtim të madh, por… ishte dëshira e saj për t’u bashkuar me vëllain e saj të dashur. Për të, është një çlirim,” tha Tavella.

Motër Andre thuhej se kishte një marrëdhënie të ngushtë me vëllezërit e saj. Një herë ajo u tha gazetarëve se një nga kujtimet e saj më të bukura ishte kthimi i tyre i sigurt nga luftimet në fund të Luftës së Parë Botërore.

“Ishte e rrallë, në familje zakonisht kishte dy të vdekur sesa dy të gjallë”, ka treguar Motër Andrea.

Pavarësisht se ishte e verbër dhe në një karrige me rrota, Motra Andre kujdesej për të moshuarit e tjerë, disa prej të cilëve ishin shumë më të rinj se ajo.

Në një intervistë Prillin e kaluar me agjencinë e lajmeve AFP, Motra Andre tha: Njerëzit thonë se puna vret, por mua puna më mbajti gjallë, vazhdova të punoja deri në moshën 108 vjeç.

Gjatë së njëjtës intervistë, ajo tha se do të ishte më mirë në parajsë, por vazhdoi të shijonte kënaqësitë si të hante çokollatë dhe të pinte një gotë verë çdo ditë.

Ajo ka qenë më e moshuara në Evropë për disa kohë dhe hyri në Librin e Rekordeve Guinness Prillin e kaluar si personi më i vjetër në botë pas vdekjes së Kane Tanaka, një gruaje japoneze që jetoi deri në moshën 119-vjeçare.

Nuk ishte hera e saj e parë që futej në librin Guinness. Në vitin 2021 ajo u bë personi më i vjetër që u shërua nga Covid-19.

Motër Andre lindi në një familje protestante, por më vonë u konvertua në katolicizëm, përpara se të pagëzohej kur ishte 26 vjeç. E shtyrë nga dëshira e saj për të “shkuar më tej”, ajo iu bashkua një urdhri murgeshash të njohur si Bijat e Bamirësisë rreth 15 vjet pas vendimit të saj për t’u bashkuar me Kishën Katolike. Ajo ka punuar në një spital në Vichy, ku kaloi pjesën më të madhe të jetës së saj të punës, rreth 31 vjet.

Në një nga intervistat e saj të fundit, Motër Andre u tha gazetarëve: Njerëzit duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe ta duan njëri-tjetrin në vend që të urrejnë. Nëse do ta bënim këtë gjë atëherë gjërat do të ishin shumë më mirë

Latest articles

Related articles