Detaje nga droga e sekuestruar në Itali, pakot e kokainës të stampuara me kurorë mbretërore

Detaje të reja mësohen nga droga që u sekuestrua në portin në Savonës këtë të mërkurë. Mbi secilën pako me kokainë, në mbështjellësin e saj është stampuar një kurorë mbretërore.

Policia italiane po heton rreth këtij detaji dhe mësohet se ka zbuluar kodin për dërguesit dhe marrësit e lëndës narkotike.

Kokaina e sekuestruar ishte e fshehur në pjesën e poshtme të një anijeje tregtare.

Kujtojmë se më herët policia kishte sekuestruar një sasi të madhe kokaine , rreth 353 kg, në datë 2 Janar pas kontrolleve në një apartament 5 trafikantët shqiptarë fshihnin ngarkesën që merrnin në portin e Savonas.

Sakaq u zbulua se droga trafikohej nga një grupim kriminal i cili dyshohej se operon në Italinë qendrore-jugore në bashkëpunim me një grup kriminal shqiptar.

Ndërsa një shqiptar është kreu i të dyja organizatave kriminale dhe është arrestuar nga autoritetet italiane.

Latest articles

Related articles