Zbardhet raporti i Avokatit të Popullit për vdekjen e Lear Kurtit në komisariat | Mund të ishte parandaluar

Vdekja e Lear Kurtit në Komisariat, zbardhet raporti i Avokatit të Popullit: Mund të ishte parandaluar

Rasti i vdekjes së Lear Kurtit, i cili vdiq në ambientet e komisariatit të policisë është rikthyer sërish në vëmendje. Avokati i Popullit i është drejtuar me disa rekomandime, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtorit të Policisë Tiranë dhe Shefit të Komisariatit nr.3.

Në raport thuhet se punonjësit e policisë kanë qenë të paqartë dhe nuk kanë marrë masa kur ky person është ndjerë keq. Duke iu referuar raportit, policët ishin të paqartë por dhe kontradiktorë se pse ishte shoqëruar ky shtetas.
Sipas Prokurorisë së Tiranës, shkak i vdekjes së Kurtit është diagnoza Anatomo-Patologjike, e shkaktuar nga mbidozimi (helimim) akut me lëndë narkotike e llojit kokainë. Kujtojmë se familjarët e Lear Kurtit kanë hedhur akuza për policinë, ndërsa pohuan se i riu kishte shenja dhune në trup.

Vdekja e Lear Kurtit shkaktoi shumë debate dhe akuza ndaj Policisë së Shtetit. Sipas Prokurorisë së Tiranës, shkak i vdekjes së Kurtit është diagnoza Anatomo-Patologjike, e shkaktuar nga mbidozimi (helimim) akut me lëndë narkotike e llojit kokainë, por familjarët e tij kanë akuzuar policinë duke thënë se i riu është dhunuar.

Latest articles

Related articles