Ditën e nesërme në orën 10 deputetja e PD, Jorida Tabaku, do të prezantojë në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave tre projektligje të propozuara prej saj si pjesë e Paketës Antikorrupsion.
Projektligjet kanë si synim parandalimin e korrupsionit duke rritur kontrollin ndaj institucioneve që japin Prokurime Publike dhe Koncesione. Projektligji i propozuar për “Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat” ka si synim fokusimin dhe ndryshimin e problemeve që janë evidentuar jo vetëm në komisione hetimore por edhe në raportet e ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ne fokus te ndryshimeve jane vendosur transparenca me publikun dhe detyrimi i Agjencise se Trajtimit te Koncesioneve si institucioni pergjegje per Rregjistrin e koncesioneve/ppp qe te publikoje nje lise te percaktuar dokumentash, parandalimi i dhenies me koncesion apo PPP te fondeve publike ndaj qytetareve te denuar apo ndeshkuar per nje set veprash penale ku perfshihen pervec te tjerash, korrupsioni, mashtrimi dhe pastrimi i parave.
Projektligji për “Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit” ka si synim të adresojë shqetësimet e ngritura dhe në raportet ndërkombëtare në lidhje me pastrimin e parave dhe përdorimin e lejeve të ndërtimit si një lavatriçe e madhe për këto. Parate e pista demtojne rende ekonomine e tregut, konkurrencen e lire dhe shtetin e se drejtes. Ne kete kuptim, marrja e masave per te parandaluar futjen e burimeve te paligjshme ne sektorin e ndertimit, synon te mbroje shtetin e se drejtes, ekonomine dhe konkurrencen. Kuvendi i Shqiperise ka detyrimin qe te marre te gjitha masat e nevojshme legjislative qe vendi yne te mos shnderrrohet ne nje lavatriçe masive te pastrimit te parave te individeve, grupeve apo organizatave kriminale.
Projektligji i tretë i propozuar lidhet me “Komisionet Hetimore” në të cilin deputetja Tabaku ka propozuar ndryshime që janë të rëndësishme për të modernizuar një ligj të shkruar dy dekada më parë për ta përshtatur atë me dinamikat e reja në administratë dhe mbi të gjitha jetën parlamentare. Projektligji i propozuar është i bazuar mbi eksperiencën më të mirë të komisioneve hetimore të vendeve të BE por dhe vendimeve të marra nga Gjykata Kushtetuese. Ai synon të zhbëjë gjithë artificat ligjore dhe proceduriale që i ajpin mazhorancës dorë për të zhbërë apo vonuar ngritjen e këtyre komisioneve.