Real Madridi do të mund të forcohet ndjeshëm pas përfundimit të sezonit aktual. Drejtuesit e Los Blancos nuk planifikojnë transferime në janar, por janë gati të përfitojnë nga gjendja e favorshme financiare e klubit në verë.
Sipas Cope, buxheti i transferimeve të Real Madridit për merkaton e ardhshme do të jetë rreth 300 milionë euro.
Objektivi kryesor i Real Madridit për këtë verë është mesfushori i Borussia Dortmundit, Jude Bellingham. Gjithashtu Madridi, sipas thashethemeve, synon të forcojë krahun e djathtë të mbrojtjes.