Ky lajm është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama.
“Pas 30 ditësh Kina hapet pa viza për shqiptarët🇦🇱😊”, shkruan Rama, ndërsa ka publikuar një foto nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje.
Pasi është miratuar në parim nga qeveria, marrëveshja është firmosur dje nga ambasadori kinez në Tiranë dhe zv.ministrja e punëve të jashtme të Shqipërisë, Megi Fino.
Marrëveshja për heqjen reciproke të vizave u jep të drejtën qytetarëve shqiptarë të hyjnë pa vizë në Kinë për kohë të shkurtër, për 30 ditë brenda 90 ditëve.
Sa i takon shtetasve kinezë, atyre u është hequr viza e hyrjes për qëndrimet afatshkurtër që në vitin 2019.
Qëndrimi afatshkurtër nuk nënkupton kushtet kur qytetarët shqiptarë duan të punësohen në Kinë. Në këtë rast ata duhet të aplikojnë për vizë pune.