Boris Pistorius pritet të jetë ministri i ri i Mbrojtjes. Ai zëvendëson kështu ministren e Mbrojtjes që sapo dha dorëheqjen, Christine Lambrecht.
Lambrecht, e cila prej disa muajsh ishte në qendër të kritikave, i dorëzoi dorëheqjen me shkrim kancelarit gjerman Olaf Scholz.
Ndryshimet në këtë dikaster vijnë në një kohë kur Berlini është nën presion për të rritur mbështetjen ushtarake për Ukrainën.
Nëse ky lajm konfirmohet, mund të rezultojë në një riorganizim të gjithë kabinetit gjerman pasi kancelari Scholz ka premtuar se do të bëjë ndryshime ku pritet të ketë një numër të barabartë mes burrave dhe grave.
Pistorius është nga viti 2013 ministër për Çështjet e Brendshme dhe Sportin në landin e Saksonisë së Poshtme. Më parë ai ka pasur përvojë si kryetar bashkie i qytetit Osnabryk.