Barcelona më në fund ka kapur trofeun e parë të epokës pas Messit. Fitorja në Superkupën e Spanjës është edhe e parë për Xavin në pankinën e Barçës.
“Jam shumë i kënaqur për titullin, veçanërisht me mënyrën se si erdhi. Kur fitojmë dhe nuk luajmë mirë, nuk jam i kënaqur, këtë herë jam shumë i kënaqur. Humbëm disa topa, mundëm Realin duke dominuar gjatë gjithë ndeshjes.
Gjithçka që kisha imagjinuar ndodhi në mënyrë perfekte. Jam shum i lumtur edhe për lojtarët, ata janë përballur me shumë kritika. Kritika të padrejta për mendimin tim. Ky titull do të na japë qetësi, është një titull i fituar kundër Real Madrid, kampionëve në fuqi të Spanjës dhe Evropës.
Pra është një burim krenarie dhe lehtësimi. Trofeu i parë pas largimit të Messit? Kemi pasur momente të vështira, por tani kemi krijuar një ekip. Shpresoj që të jetë titulli i parë në një seri të gjatë”, ka thënë Xavi.