Shkundjet e tërmetit, regjistrohen 8 pasgoditje gjatë natës

Shqipëria u lëkund mbrëmjen e djeshme nga një tërmet i fortë, i cili ka shkaktuar shqetësime te qytetarët, kryesisht në veri dhe në Tiranë.

Tërmeti u ndje në 4 shtete, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Kosovë dhe Mal të Zi.

Gjatë natës numërohen të paktën dhe 8 pasgoditje të tjera me magnitudë 2 ose pak mbi 2 që kanë ndodhur në territorin shqiptar. Ajo që vihet re është se epiqendrat e lëkundjeve nuk janë vetëm në veri, por edhe në Bilisht apo Konispol.

Tërmeti i rënë mbrëmjen e kaluar kishte një intensitet rreth 4.7 ballë të shkallës Rihter.

Tërmeti shkundi Shqipërinë/ Sizmiologu: Nuk ka vend për panik

Tërmeti i fortë godet Shqipërinë, forca dhe epiqendra, shoqërohet nga një tjetër pas lëkundje
Epiqendra e tërmetit ka qenë 25 kilometra në veri-lindje të Tiranës, ku intensiteti mësohet të ketë qenë rreth 6 ballë.

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile bëri të ditur se janë raportuar dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos, në disa banesa ku ka pasur plasaritje të mureve.

Latest articles

Related articles