Arlind Vokshi nga Gjilani i Kosovës ka ndërmarrë një nismë për të vendosur flamuj të UÇK në të gjitha baret restorantet dhe ambientet publike në qytetin e Gjilanit. Kjo nismë përveç shfaqjes se nderimit për UÇK, ka si synim edhe ndërgjegjësimin e shqiptarëve për të marrë pjesë në tubimin e datës 12 shtator që do të mbahet në Prishtinë si solidaritet dhe mbështetje për komandantët e UÇK të cilët mbahen të burgosur në Hagë. Me datën 16 shtator pritet që Gjykata Speciale të marrë vendim mbi fatin e komandantëve të UÇK.





