Pezullohen dy shefat e komisariatit Devoll,lejuan masakrën e prerjës së pyjeve

Dy drejtues policie të komisariatit të Devollit janë pezulluar nga detyra, pasi akuzohen për shpërdorim detyre. Bëhet me dije se janë pezulluar shefi i komisariatit, me iniciale B.P. dhe shefi i rendit me iniciale A.B.

Dyshohet se ata kanë lejuar prerjen e paligjshme të pyeje dhe shitjen e lëndës drusore. Ata kanë qenë në përgjim përreth 3 muaj nga ana e Prokurorisë së Korçës.

Njoftimi i Policisë:

Pezullohen nga detyra dy drejtuesit e komisariatit të Devollit, konkretisht shefi i komisariatit B.P, dhe shefi i rendit A.B.

Bëhet e ditur se dy drejtuesit akuzohen për “shpërdorim detyre”.

Ata kanë qenë në përgjim për më tepër se 3 muaj, dhe dyshohet se kanë lejuar prerjen e paligjshme të pyjeve si edhe transportimin e tyre nga disa shtetas.

Çështja po shqyrtohet në prokurorinë e rrethit gjyqësor Korccë për veprime të mëtejshme, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikqyrjes Policore.

Latest articles

Related articles