“Mafia në Shkodër si ajo italiane”, Lita: Veprojnë si “security”, marrin gjoba

Gazetari Lavdrim Lita tha në një intervistë për Euroneës Albania se krimi në Shkodër është shumë i ngjashëm me mafien siciliane, pasi ka nisur të zbatojë të njëjtat praktika si ajo.

Lita u shpreh se vendosja e sistemit të kamerave nga grupet kriminale në Shkodër është metodë tipike mafioze e monitorimit të territorit.

“Ndragheta ka dhe radarë për të parë anijet e Guardia di Financa për transportin e drogës dhe cigareve, është i njëjti model. Kamerat në Shkodër përdoren edhe për t’u ruajtur, pasi ata marrin gjoba nga bizneset për t’i ruajtur. Disa nga bandat e Shkodrës veprojnë edhe si security dhe kontrollojnë bizneset”, tha Lita.

Sipas tij në Shkodër po filloj një proces mafioz i kontrollit të territorit.

“Nuk ka qenë më parë asnjëherë në Shqipëri, nuk ka pasur këtë nivel strukturimi siç është në Shkodër. Po ndodh rrjetëzimi mafioz dhe fenomeni i marrjes së ‘pizzo’, pra gjobës ndaj bizneseve që kanë para”, u shpreh Lita.

Latest articles

Related articles