“Kraja e mbajti në sirtar dosjen”- Lita paralajmëron padi të tjera për Gërdecin

Gazetari Lavdrim Lita ka folur na Euronews në lidhje marrjen nën hetim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për çështjen Gërdeci.

Lita tha në fjalën e tij se dosja e hetuar prej Altin Dumanit është mbajtur në sirtar nga Arben Kraja dhe në momentin që Dumani u zgjodh në krye të SPAK, firmosi për çuarjen e saj në gjykatë.

Gazetari zbuloi se në ditët në vijim pritet të ngrihen dhe padi të tjera për ish-zyrtarë të lartë në lidhje me çështjen Gërdeci.

“Dosjen e ka hetuar Altin Dumani i cili aktualisht është kreu i SPAK. Ai e kishte përfunduar hetimin dhe priste firmosjen nga ish-shefi i tij Arben Kraja, i cili për disa muaj e ka mbajtur në sirtar.
Me të marrë kryesimin e SPAK Altin Dumani e ka firmosur vetë dosjen dhe ka shkuar në gjykatë. Gjykata ka ngritur padi ndaj ish-ministrit Mediu dhe priten të ngrihen edhe padi të tjera për të njëjtën dosje. Do të ngrihen padi të tjera ndaj ish-zyrtarëve të përfshirë në hetime”, tha Lita.

Latest articles

Related articles