Edhe Pep Guardiola e pranoi këtë: Erling Haaland duhet të përfshihet më shumë në ndeshjen e Manchester City. Konsideratat pas humbjes në derbin me Manchester United. Të dhënat që shqetësojnë Guardiolën janë ato të prekjeve të topit të norvegjezit gjatë ndeshjes: 19, me shumë pak mundësi para portës kundërshtare, për të mos thënë fare. Kanë qenë tri ndeshje që Haaland nuk ka shënuar, ndoshta nuk është tamam një krizë, por e sigurt është se norvegjezi ishte mësuar me standarde shumë të ndryshme, duke shënuar 27 gola në 21 ndeshjet e tij të para.
Për t’i bërë gjërat më keq ka menduar ish-City, Hamaan, i cili deklaroi se “Pavarësisht 40 golave këtë sezon, skuadra ishte më e mirë pa Haaland”. Kjo ndoshta sepse ndikimi i një lojtari si norvegjezi u ndje në një ekip që është mësuar të luajë me 9 false për disa sezone. “Duhet ta kërkojmë më shumë”, ka pranuar Guardiola, i cili me siguri nuk do të jetë dakord me atë që tha Hamaan, por është e sigurt që trajneri do të duhet t’i hyjë punës për të integruar norvegjezin, i cili kushtoi 51 milionë stërlina në arkën e klubit.