Një ngjarje skandaloze ka ndodhur në Pikën e Kalimit Kufitar të Muriqanit, ku një familje shqiptare që udhëtonte me makinë private drejt Malit të Zi, është dhunuar nga doganierët malazezë.
Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara, makina është me targa të vjetra “TR” dhe të gjithë anëtarët e familjes që udhëtonin në të janë nxjerr dhunshëm nga policët malazezë. Edhe kryefamiljari, nxirret me forcë pavarësisht se duket që është në moshë të madhe.
Shqiptarët e tjerë që po prisnin radhën për të kaluar në Pikën Kufitare të Muriqanit, kanë ndërhyrë menjëherë duke u kërkuar llogari policëve. “Ça je tu ba mor zotëri”, dërgohet të thotë kryefamiljari që ëhstë dhe shofer në mjet.
Ndërkohë, personat e tjerë që ndërhyjnë për të ndalur trajtimin skandaloz ju drejtohen policëve me fjalët “Ju nuk jeni shqiptarë o vëlla, jo nuk jeni shqiptarë o vëlla”. Kur janë bërë disa orë nga kjo ngjarje skandaloze, nga shteti shqiptar nuk ka asnjë reagim.