Qendr ISP ka analizuar dhe një herë të dhënat e eficencës dhe jetës parlamentare për Sesionin parlamentar që sapo mbyllëm. Analiza e çdo sesioni shkruar nga ekspertët në ISP përpiuqet të vlerësojë jetën parlamentare dhe eficencën e kuvendit të Shqipërisë gjithashtu edhe të çdo deputeti duke krijuar një ide sa më profesionale se si ka vepruar kuvendi në raport me detyrimet e tij dhe gjithashtu edhe si kanë vepruar deputetët në raport me detyrimet e tyre.
Një analizë e tillë është e dobishme për të kuptuar se si janë vlerësimet sa më afër profesionales në një mjedis mediatik të turrur drejt pëlqimeve në rrjetet sociale dhejo eficencës reale të punës së një deputeti. Studiuesit e shkencave politike duhet t’i kushtojnë rëndësi.
Në raportin e radhës, ISP, analion se jeta parlamentare ka qenë jo tërësisht eficente duke pasur parasysh luftën e brendshme të opozitës mes mbështetesve të Berishës dhe kundërshtarëve të tij. Renditja për deputetët më eficentë vazhdon të jetë e njëjtë me atë të një sesioni më parë, kryeson deputetja e PD Tabaku dhe më pas Braçe edhe kryetari i grupit të PD Alibeaj. Ndërkohë që ndër deputetët që nuk kanë asnjë eficencë në sallën e kuvendit janë Rakipi, Belind Këllici, Tomor Alizoti, Edi Paloka dhe Agron Çela. I përfshirë në këtë listën e dytë është edhe Flamur Noka, sekretari i përgjithshëm i Partisë së Foltores.
Ndonëse Berisha dhe surrogatët e tij e kanë akuzuar PD-në si një forcë politike në shërbim të Edi Ramës, sidomos grupi parlamentar, rezulton që grupi parlamentar i PD është tejet aktiv dhe nëse përfshihen edhe deputetët e demokratë në grupet parlamentare të opozitës.
Sipas raportit rezulton se deputetët me më shumë fjalime në kuvend janë deputetja Zhupa, Leskaj dhe Berisha ndërkohë që në zërin e fjalimeve në tërësi (pra pa replika) rezulton se Balla, Leskaj dhe Berisha.
Nga ministrat rezulton se më efikasja në kuvend rezulton Ministrja Balluku që është njëkohësisht dhe zv kryeministre në qeverinë Rama. Më tej janë ministret Ibrahimaj, Spirapali dhe Manastarliu. Duhet nënvizuar se ministrat kanë të drejtë që të flasin në çdo moment pa kufizim kohor në bazë të rregullores së kuvendit. Një mundësi që ministrja për shtetin Spiropali e ka përdorur jo rrallë për t’iu kundërpërgjigjur ish kryeministrit Berisha.