Barcelona fiton trofeun e parë të sezonit, Superkupën e Spanjës 2023 falë një fitoreje 3-1 kundër Real Madridit në finalen e së dielës mbrëma e zhvilluar në Riad të Arabisë Saudite. Barça ishte skuadra më e mirë për pothuajse të gjithë El Clasico, krijoi raste të shumta dhe u tregua jashtëzakonisht efikase para portës për të mposhtur rivalët e saj kryesorë dhe për të fituar titullin e parë të karrierës së Xavi Hernández, si trajner i Barçës.
Barça ishte ekipi më i mirë që në fillimin e ndeshjes. Katalanasit u shfaqwn mw të organizuar, të përkushtuar, intensivë, të pjekur dhe të sigurt në zotërimin e topit dhe u mbrojtën shumë mirë si ekip. Blaugranët patën shansin e parë të madh të pjesës me një raketë nga Robert Lewandowski që u devijua në shtyllë nga Thibaut Courtois, dhe Alejandro Balde e humbi për pak objektivin në gjuajtje.
Madridi nuk bëri pothuajse asgjë në gjysmën e parë, por ata patën një rast pas një krosimi nga Ferland Mendy që gjeti Karim Benzema të vetëm brenda zonës. Sulmuesi humbi një goditje të lehtë me kokë që duhej të ishte gol. Ishte momenti i vetëm i rrezikshëm i Los Blancos, kurse Barça dominoi pjesën tjetër.
Katalanasit vazhduan të imponojnë vullnetin e tyre dhe presioni rezultoi në gol. Pedri ia kaloi topin Lewandowskit, i cili shpejt e zhvendosi te Gavi brenda zonës, dhe i riu u tregua i mrekullueshëm, i gatshëm të përdorë këmbën e tij të majtë dhe ta kalojë topin pas Courtois.
Barça më pas shënoi një gol të dytë të rëndësishëm pak para pjesës së parë, pasi Frenkie De Jong çoi një pasim të përsosur, për të gjetur Gavi të vetëm në krahun e majtë, dhe ai përsëri i përgatitur për të pritur momentin e duhur dhe për t’i dhënë Lewandowskit një mundësi të lehtë për të dytën.
Në pjesën e parë, një pjesë e parë pothuajse perfekte nga katalanasit i dha dy gola ndaj rivalëve të tyre. Reagimi i Madridit sigurisht që erdhi në pjesën e dytë. Carlo Ancelotti e largoi Rodrygon nga pankina dhe Madridi e nisi pjesën e dytë me një intensitet shumë të ndryshëm nga presioni i tyre, duke u përpjekur ta rifitonte topin sa më shpejt që të mundej në pozicione të rrezikshme. Por Barça mbeti e përgatitur dhe i kufizoi gabimet e tyre në posedimin e topit. Edhe energjia fillestare e Madridit u shpërnda shpejt ndërsa ata përpiqeshin të bashkonin çdo sulm kuptimplotë kundër një strukture të fortë mbrojtëse të Barçës.
Blaugranët mbetën gjithashtu një kërcënim për të shkuar përpara, me Lewandowski dhe Dembélé që vënë në vështirësi Courtois . Dhe me 20 minuta para përfundimit, Barça shënoi golin e tretë shumë të rëndësishëm pasi fitoi një top në gjysmëfushën e Madridit. Gavi dha asistimin e tij të dytë me një krosim të përsosur për të gjetur Pedri të vetëm për një goditje të saktë. .
Madridi dukej i mundur pas golit të tretë dhe Ancelotti bëri më shumë ndryshime sulmuese duke u përpjekur të krijonte një shkëndijë që dobësoi ekipin në mesfushë dhe më të pambrojtur në prapavijë. Ata patën disa momente të mira dhe Marc-André ter Stegen bëri pritje të rëndësishme, por Barça nuk u vu kurrë në telashe.
Los Blancos luajtën sekondat e fundit dhe nga dëshpërimi më në fund arritën një gol ngushëllues me Benzema, por ishte shumë vonë. Bilbili i fundit i siguroi Barçës titullin e parë të sezonit.
Real Madrid: Courtois; Carvajal (Nacho 72′), Militão, Rüdiger, Mendy; Modric (Ceballos 65′), Kroos (Asensio 72′), Camavinga (Rodrygo 46′); Valverde, Benzema, Vinicius.
Goli: Benzema (90+3′)
Barcelona : Ter Stegen; Araujo (Eric 87′), Kounde, Christensen, Balde; Pedri (Roberto 90′), Busquets, De Jong (Kessie 87′); Dembélé (Raphinha 78′), Lewandowski, Gavi (Fati 90′)
Golat: Gavi (33′), Lewandowski (45′), Pedri (69′)