Rusia nis sulme të reja në Ukrainë, godet infrastrukturën energjetike

Rusia ka nisur valë të reja sulmesh me raketa anembanë Ukrainës të shtunën, duke vrarë të paktën 14 persona në një sulm në një bllok apartamentesh në qytetin lindor të Dnipros.

Një numër qytetesh të tjera, duke përfshirë Kievin, Kharkivin dhe Odesën, u goditën gjithashtu.

Pjesa më e madhe e Ukrainës po përballet me një ndërprerje emergjente pasi raketat goditën infrastrukturën e energjisë në disa qytete.

Më herët, Britania e Madhe tha se do të dërgonte tanke “Challenger” 2 në Ukrainë për të ndihmuar në mbrojtjen e vendit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak tha se “Challengers”, tanku kryesor i betejës i ushtrisë britanike, do të ndihmonte forcat e Kievit “të shtyjnë trupat ruse prapa”.

Rusia u përgjigj duke thënë se ofrimi i më shumë armëve për Ukrainën do të çonte në intensifikimin e operacioneve ruse dhe më shumë viktima civile.

Latest articles

Related articles