Një ngjarje e dyshimtë ka ndodhur rreth orës katër të mëngjesit të kësaj të diele pranë vendit të njohur si Ura e Mbrostarit në Fier.
Parmakët e urës janë shkatërruar e një pjesë e tyre ka rënë në ujërat e lumit Seman, ndërsa mbetet e paqartë nëse mjeti që është përplasur në të ka përfunduar në ujë apo është larguar pas përplasjes.
Në vendin e aksidentit është gjetur një targë automjeti i cili rezulton të jetë e një makine të dhënë me qira, ndërkohë që kanë mbërritur dhe ekspertë të policisë.
Vetëm ndërhyrja e polumbarëve do të qartësoje nëse automjeti ka rënë apo jo në ujërat e lumit Seman.