Ka shkuar në 40 numri i viktimave nga aksidenti ajror në Nepal, kur një avion plot me pasagjerë u rrëzua në distriktin Pokhara të Nepalit (në qendër).
Një zyrtrar i avioacionit civil në Nepal e përshkroi aksidentin si tragjedinë më të rëndë ajrore që vendi ka njohur në pesë vitet e fundit.
Ndërkohë ekipet shpëtuese vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar nën rrënojat e avionit.
Momentet e fundit të avionit janë filmuar nga një banor i zonës. Detaje për shkakun e rrëzimit nuk janë bërë të ditura.
“Ne presim tëgjejmë më shumë trupa ,” tha zëdhënësi i ushtrisë Krishna Bandari për agjencinë e lajmeve Reuters.
Një zyrtar lokal duke folur për agjencinë shtetërore të lajmeve kineze Xinhua tha se avioni, i cili po fluturonte për në Pokhara nga kryeqyteti Katmandu, u rrëzua pranë lumit Seti.
Video of what seems to be moments before the crash of Yeti Airlines🇳🇵 ATR72 carrying 72 passengers near Pokhara Airport#aerowanderer #aviation #avgeek #nepal #yetiairlines pic.twitter.com/hk12Edlvpf
— Aerowanderer (@aerowanderer) January 15, 2023