Prej ditësh po flitet në rrjet për një aplikacion të ri, që thuhet se do të shërbejë për të kontrolluar administratën. Partia Socialiste ka krijuar aplikacionin “Aktiv1st” e cila mund të shkarkohet nga të gjithë poseduesit e një celulari smart.
Mirëpo, edhe pse nisma është “kamufluar” si një platformë inovatore për t’u përdorur nga të gjithë ata që duan të bëhen një zë në shoqëri, në fakt qëllimi është krejt tjetër.“Aktiv1sti” është një aplikacion që kontrollon aksionin e administratës në rrjetet sociale. E sqaruar thjeshtë: të gjithë punonjësit e administratës marrin njoftime për lajme dhe postime që bëjnë kryeministri dhe ministrat në rrjetet sociale, dhe më pas ata duhet të bëhen vërtet “Aktiv1st”, duke bërë “pëlqime”, “komente” dhe “shpërndarje” të njoftimeve që bëhen ne rrjetet sociale.
Për këtë reaguar edhe deputeti i PD Lefter Gështenja, i cili bën thirrje të ndalen presionet ndaj administratës publike.