Një 25-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane.
Shqiptari furnizonte klientët me drogë pasi merrte porositë nëpërmjet WhatssApp-it.
Sipas mediave italiane, disa porosi ia çonte në shtëpi klientëve dhe disa në zona të izoluara.
Mbrëmjen e djeshme, karabinierët vunë re se shqiptari duke drejtuar makinën, ndaloi në një zonë të izoluar dhe doli nga makina për të takuar dy persona, të cilëve më pas i dorëzoi kokainën.
Tani 25-vjeçari është arrestuar dhe është dërguar në paraburgim në pritje të masës së sigurisë.