Borë, shira dhe ngrica “pushtojnë” vendin gjatë ditëve në vijim



Pas disa javëve me mot të ngrohtë, dimri ka ardhur tashmë në Shqipëri me të ftohtin, dëborën, ngricat dhe shirat.

Të gjitha këto fenomene do të vërehen gjatë javës në vijim, ku veriu dhe lindja pritet të mbulohen tërësisht nga dëbora, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të përballet me shira, reshje të cilat herë pas here do të jenë të rrëmbyeshme kryesisht në pjesën veri-perëndimore të vendit.

Sa i përket pjesës tjetër, shirat do të jenë më të moderuar, megjithatë moti pritet të jetë i ftohtë.

Temperaturat pritet të zbresin nën zero në zonat veriore dhe lindore, ndërsa që në qendër dhe në jug apo Ultësirën Perëndimore, temperaturat do të variojnë nga 3 deri në 11 gradë Celsius.

Latest articles

Related articles