Berisha në Durrës, braktiset nga qytetarët dhe Ferdinant Xhaferaj

Kreu i Rithemelimit Sali Berisha, ndodhet sot në Durrës, me rastin e 32-vjetorit të krijimit të PD në këtë qytet. Ai u prit nga dhjetëra njerëz. Shumë të paktë në krahasim me takimet të tjera.

Gjatë fjalës së tij, Berisha bëri një krajasim mes, siç e quajti ai, regjimin me të cilin përballen shqiptarët sot dhe regjimin kundër të cilit PD luftoi në 1991.

Por, kush ishin deputetët që morën dhe nuk morën pjesë në këtë takim.

Krah Berishës shihet deputeti Oerd Bylykbashi. Gjithashtu ishte dhe Artan Hoxha, ndër themeluesit e kësaj dege, Igli Cara kandidat i PD për zgjedhjet lokale në Durrës, Fatbardha Kadiu e Dritan Burgia. Në mesin e zyrtarëve nuk është parë deputeti Ferdinand Xhaferaj, një zë i rëndësishëm i PD në Kuvendin e Shqipërisë, për qytetarët e Durrësit.

Latest articles

Related articles