Nebijaj pozicionohet krah Alibeajt: Jam me PD që është ligjërisht e njohur në Kuvend

.

“Nuk e shoh të ardhmen e Shqipërisë dhe alternativën që Shqipëria duhet të ketë as te Berisha dhe as te Basha tanimë”, kështu është shprehur në emisionin “Opinion” në Tv Klan deputetja e PD-së Oriela Nebijaj.

Në një intervistë përballë gazetarit Blendi Fevziu, deputetja Nebijaj ka theksuar se mendon se PD ka të rinj, deputetë, funksionarë të cilët nuk kanë fatura korruptive për të cilët mendon se ata duhet të jenë në drejtim dhe në poste drejtuese.

Deputetja Nebijaj ka deklaruar se në Parlament do të pozicionohet krah asaj PD që është ligjërisht e njohur në Kuvend.

Oriela Nebijaj: Mua në Parlament më kanë çuar votat e të djathtëve dhe votat e qytetarëve që deshën që të besonin tek unë.

Blendi Fevziu: Po në Parlament ku do të pozicionoheshe?

Blendi Fevziu: Po cila është PD?

Oriela Nebijaj: Ajo që ligjërisht është e njohur në Kuvend si PD.

Blendi Fevziu: Pra që i bie partia që drejtohet nga Alibeaj për momentin?

Oriela Nebijaj: Në njëfarë mënyre po.

Blendi Fevziu: Po raportet tuaja me Berishën si janë?

Oriela Nebijaj: Raportet me Berishën i kam shumë të mira, komunikoj, i kemi shumë të mira. Jemi takuar dhe në Parlament. Nuk kemi patuar mundësinë për të folur më gjatë për mendimet dhe herët e tjera. Kam folur me të dhe kur kandidoja dhe për forumin. E di që gëzon njëfarë simpatie ndaj meje dhe jam shumë e lumtur që asnjë nga kolegët e mia nuk më ka vënë asnjëlloj pozite, përkundrazi jam mirë me të gjithë.

Blendi Fevziu: A e mbështesni aksionin e tij politik?

Oriela Nebijaj: Unë nuk e shoh të ardhmen e Shqipërisë dhe alternativën që Shqipëria duhet të ketë as te Berisha dhe as te Basha tanimë. I shoh të shkuar. Unë mendoj se PD ka të rinj, deputetë, funksionarë të cilët kanë baltosje politike, por nuk kanë fatura korruptive dhe unë mendoj se ata duhet të jenë në drejtim dhe në poste drejtuese.

Latest articles

Related articles