Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Himarë, ku një 32 vjeçar është vetëvrarë me armë gjahu në afërsi të banesës së tij, në fshatin Kuç.
Paraprakisht bëhet me dije se shtetasi me iniciale S. B., 32 vjeç, dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes
Himarë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:35, në fshatin Kuç, Himarë, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu, në afërsi të banesës së tij, shtetasi S. B., 32 vjeç, i cili paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.