Në përfundim të audiencës së përgjithme, Papa ftoi përsëri: “Të mos harrojmë Ukrainën e munduar, gjithmonë në zemrat tona”
“Të mos harrojmë Ukrainën e munduar, gjithmonë në zemrat tona – theksoi – këtij populli, që po jeton vuajtje mizore, i shprehim dashurinë, afërsinë dhe lutjet tona”.
Këtë e theksoi në mënyrë të posaçme Papa Françesku, në përfundim të audiencës së përgjithshme, mbajtur sot paradite në sallën Pali VI në Vatikan, duke përfunduar jo me fjalë, por me heshtje, kushtuar gjithnjë Ukrainës:
“Tani do të mbaj disa çaste heshtjeje përpara ikonës së njohur si Zoja e Popullit, e nderuar në Belarus (Bjellorusi) duke u lutur për paqen në vendin e shtrenjtë. Ju ftoj të bashkoheni shpirtërisht në lutjen time”.