Si Berisha poshtëroi Luçiano Boçin në sy të shqiptarëve

Profesor Luçiano Boçi është një figurë e respektuar në Kuvend, PD dhe Elbasan.
Pa gjykuar rreshtimin e tij në Foltore, Luçiano Boçi u pjesë e një loje politike me mbivendosje.

Berisha, ashtu siç shpiku mbivendosjen e pronës me Shaban Meminë, shpiku mbivendosjen e grupit parlamentar të PD.

Ai i mbushi mendjen fansave tij në stadium se po votonte një referendum, me statut dhe parti me logo/vulë të personalizuar.

Ai i mbushi mendjen pronarëve të mediave ta quanin Kryetar të PD imagjinare, me struktura imagjinare dhe postime imagjinare.

Ajo është një lëvizje parapolitike e paregjistruar asgjëkundi dhe se begenis asnjë institucion apo legatë ndërkombëtare.

Berisha i mbushi mendjen Luçiano Boçit, profesor i nderuar, se ishte Kryetar grupi parlamentar të PD për rrjedhojë nënkryetari PD.

E vërteta është se vendin e Boçit në imagjinatën e Berishës po e zë Salianji, i kurdisur mga oligarkë, pronarë mediash dhe spitalesh private.

E trajtojnë Salianjin, si kryetar de facto, dhe Luçiano Boçin si njërin që ishte këtu dhe po i marrim edhe firmën për ti zënë vendin.

Nëse një person nuk ka respekt për veten, asnjëherë nuk do të ketë respekt njeri për të.

Latest articles

Related articles