Ja çfarë kërkoi PD ne konferencen e pare te kryetareve: “Nga ndryshimet për komisionet hetimor tek ligji lustracionit”

Sot, në konferencën e parë të kryetarëve për sesionin e ri parlamentar krerët e komisioneve kanë diskutuar në lidhje me kalendarin e këtij sesioni. Deputetja e PD, Jorida Tabaku, njëkohësisht edhe drejtuese e Komisionit të Integrimit Europian u shpreh se ka diskutuar në Konferencë të kryetarëve në lidhje me mbarëvajtjen e seancave plenare.

“për të gjithë ka qenë i dukshëm fakti që vijnë akte normative, vijnë ligje që i kërkohen komisioneve të diskutohen brenda 24 orëve apo 48 orëve. Kjo nuk i lejon komisioneve dhe as qytetarëve që të fokusohen në punën e tyre dhe transparencën. Si në rastin e Portit të Durrësit” theksoi Tabaku ndërsa vijoi më tej të shpjegonte se kush kanë qenë pikat kyçe të diskutimit të saj në konferencë.

Tabaku theksoi se kishte kërkuar që deputetët që kanë kërkuar një Komision Hetimor për Udhëtimet e Kryeministrit Rama të kishin mundësi të kryenin prezantimin e tyre për këtë kërkesë. Një kërkesë që u hodh poshtë, megjithëse sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese parlamenti nuk shqyrton ngritjen e një komisioni hetimor. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i jep të drejtë opozitës që të ngrejë një të tillë dhe gjendet dakordësia vetëm në objektin e punës së komisionit hetimor.

Komisionet Hetimor parlamentare kanë qenë në fokus të kërkesës së opozitës e cila vjet kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për investimet strategjike. Një kërkesë që u refuzua nga parlamenti dhe i shkoi Gjykatës Kushtetuese. Siaps Tabakut në fokus ka qenë diskutimi në lidhje me ndryshimin për Ligjin e Komisioneve Hetimore

“Unë kam bërë disa propozime ligjore dhe njëra prej tyre ka qenë dhe nisma për ndryshimin e Ligjit për Komisionet Hetimore Parlamentar. Eksperienca ime dhe këshillimet me ekspertë kanë prodhuar një draft ligj që e kam propozuar.

Sa i takon pjesës së kërkesës dhe nismës së PS për ligjin që përjashton Ilir Metën nga politika, deputetja Tabaku u shpreh se PD nuk merret me luftë personale ndaj një politikani. Më tej ajo kujtoi që grupi parlamentar i PD ka propozuar një paketë të plotë të nismave ligjore që lidhen me dekomunistizimin, simbolet e komunizmit dhe lustracionin dhe pret që kjo të shqyrtohet në kuvend.

Latest articles

Related articles