Shqiptarja që po bën krenar vendin e saj, duke luajtur rol kryesor në filmin “Dirty Angels”

Një shqiptare është bërë pjesë në filmin e Dirty Angels me produksion të hollivudit, Millenium që aktualisht është duke u realizuar në Selanik, në Greqi.
Maria Muça, 46 vjeçe nga Elbasani ka luajtur së bashku me aktoren shumë të njohur Eva Green, ku të dyja së bashku kanë rol kryesor. Roli i shqiptares sonë të dashur, Maria është avokate ushtarake, e cila mban shënim në dosjen e akuzës kundrejt aktores Eva Green.
Filmi që është ende duke u xhiruar flet për luftën në Afganistan, ku pjesë e saj janë dy forca ushtarake amerikane.
Xhirimet e filmit pritet të përfundojnë në muajin shkurt, ku të gjithë së bashku mezi presim të shofim shqiptaren tonë që po na bënë të gjithë krenar për këtë rol. Një film tepër interesant ku brenda së cilës, vlerat dhe guximi i shqiptarit shpaloset në tregjet ndërkombëtare.
Maria gjithashtu ka luajtur në filmin grek , “Lumi i Kuq” i thënë në greqisht “Kokkino Potami” dhe transmetohet çdo mëngjes në kanalet greke.May be an image of 1 person

Latest articles

Related articles