Partia Socialiste ka krijuar në ditët e para të dhjetorit 2022 një aplikacion, që thotë se i jep mundësinë çdo personi që ka ide dhe dëshirë, të jetë pjesëmarrës në gara lokale ose kombëtare dhe të jetë një faktor aktiv në komunitetin ku jeton.
Aplikacioni quhet “Aktiv1st” dhe mund të shkarkohet nga të gjithë poseduesit e një celulari smart.
Mirëpo, edhe pse nisma është “kamufluar” si një platformë inovatore për tu përdorur nga të gjithë ata që duan të bëhen një zë në shoqëri, në fakt qëllimi është krejt tjetër. “Aktiv1sti” është një aplikacion që kontrollon aksionin e administratës në rrjetet sociale.Pra, të gjithë punonjësit e administratës marrin njoftime për lajme dhe postime që bëjnë kryeministri dhe ministrat në rrjetet sociale, dhe më pas ata duhet të bëhen vërtet “Aktiv1st”. Ata angazhohen me “pëlqime”, “komente” dhe “shpërndarje” të njoftimeve që bëhen ne rrjetet sociale.