Microsoft planifikon të investojë 10 miliardë dollarë në OpenAI, startupi pas mjetit shumë popullor të inteligjencës artificiale ChatGPT sipas një raporti nga Semafor, raporton PCW. Marrëveshja është pjesë e një raundi investimesh së bashku me investitorë të tjerë që do të vlerësonte OpenAI me 29 miliardë dollarë.
Nuk është e qartë nëse marrëveshja është finalizuar por plani ishte që të arrihej në fund të 2022.
Microsoft do të marrë 75% të fitimeve të OpenAI derisa të fitojë paratë e investuara dhe më pas kompania do të ketë 49% të aksioneve. Microsoft dhe OpenAI nuk kanë komentuar raportin.
Prej disa javësh e gjithë bota e teknologjisë ka folur për ChatGPT. Mjeti është një model i përpunimit natyral të gjuhës dizajnuar për të gjeneruar tekst që duket sikur një njeri ta ketë shkruar.
Modeli AI, një variant i GPT-3, është përdorur për çdo gjë nga shkrimi i kodit tek eseve për shkollat. Një investim i tillë në ChatGPT do të ndihmonte Microsoft me përpjekjet për të konkurruar në tregun e kërkimit në ueb dominuar nga Google.
Motori i kërkimit të kompanisë Bing ka vetëm një përqindje të vogël dhe ChatGPT-n Microsoft e sheh si një mënyrë për të konkurruar me Google.
OpenAI u themeluar nga sipërmarrësi i Luginës së Silikonit Sam Altman në 2015-ën ndërsa lançoi ChatGPT në fund të Nëntorit.