Ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu është thirrur sërish nga SPAK në lidhjen me çështjen e Gërdecit, ku iu komunikuan akuzat.
Ai akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre. I pyetur në lidhje me përfshirjen e Shkelzen Berishës, djalin e ish-kryeministrit Berisha, ai është shprehur se nuk ka asnjë dijeni për të.
Sa i përket besimin te drejtësia ai u shpreh se kjo është subjektive: Ministria e Mbrojtjes është konsideruar si një strukturë kriminale. Ajo Ministri ka qenë në drejtimin i anëtarësimit i Shqipërisë në NATO. Fare e thjeshtë, Ministri i Mbrojtjes nuk e di ku janë vendet e forcave të armatosura, zgjedhja e vendit nuk ka të bëjë. 15 ditë para shpërthimit, kam qenë një takim me SHBA dhe vendi i Gërdecit është cilësuar si një vend perfekt.
Përfshirja e Shkëlzen Berishës?
Mediu: E qartë, unë s’kam asnjë dijeni për atë shkresë, Bumçi i ka dhënë sqarimet e veta. Nuk kam diskutuar me asnjë për këtë cështje. Nuk kam pasur asnjë lloj kontakti as me firmën amerikanë as shqiptare të dëmontimin të armëve, kam bërë vetëm dëtyren.