Dy pronarë mediash dhe Sali Berisha në skenë për lojën e Salianjit

Deputeti Ervin Salianji ka nisur një lëvizje brenda grupit parlamentar të PD-së që synon të marrë kryesimin e tij, duke zëvendësuar Enkelejd Alibeajn. Në emisionin “Pa Censurë” në RTSH, Salianji i tha gazetares Elona Meço se kjo ishte një përpjekje për të unifikuar grupin dhe PD para zgjedhjeve lokale, pas shpërdorimit të rëndë të funksionit nga Alibeaj.

Në fakt, në prapaskenë është Sali Berisha, Ilir Metaj dhe dy biznesmenë të fuqishëm që po kontaktojnë deputetët e PD për të krijuar firmat për Ervin Salianjin, për kryetar grupi parlamentar të PD.

Një pronar medie dhe një pronar spitali privat janë futur në lojë, njëri për llogari të Berishës dhe tjetri për Metajn, për të bërë Salianjin shef, si mburojë politike për gjyqin e Apelit.

Berisha mendon se mund të përdorë Salianjin për të shkrirë grupin parlamentar të PD dhe më pas të marrë kryesimin, pas vendimit të gjyqit të apelit. Hilacak si gjithë jeta e tij.

Metaj mendon se mund të përdorë Salianjin për të marrë PD nën kontroll përmes njeriut të tij.

Si duket të gjithë po i bëjnë llogarinë pa hanxhinë.

Biznesmenët janë të paralajmëruar se ajo që iu ka bërë Edi Rama, nuk është asgjë, nga ajo çfarë do ju ndodhë së shpejti…

Latest articles

Related articles