Nga Indrit Vokshi
Kontrollova faqen e Sali Berishës. Nuk kishte postuar asgjë për 8 janarin. Pse, a i vjen turp? A është penduar? A do rrëfehet?
Me 9 janar, 1 ditë pas asaj që bëri, erdhi tek shkallët e selisë dhe i quajti militantët e tij:”Heronjt e 8 janarit”. Për çfarë ishin heronj ata? Po sot, pse nuk i quan më heronj? Apo sapo arrin qëllimin, ata që quan heronj, i flak. I flaku ata heronjt e opozitës 1997-2005. I flaku edhe këta të 8 janarit. Aq iu deshën, tani u ka vënë në krye disa nga ata që ishin brenda në seli. U ka vënë në krye shokë e miq me lidhje me fije të shkurtra. Dhe ata heshtin. Sepse i tremb me gogolin e armikut, me qëllim për t’i mbajtur të mobilizuar e të egërsuar.
Demokratët duhet të rikthehen në partinë e tyre. Të mos tregtohen e të përfundojnë me Ilir Metën udhëheqës. Partia e demokratëve duhet të bëhet demokratike e përparimtare, avangardë dhe konkuruese. Të përfaqësojë kapitalizmin, tregtinë, profesionin, pasurimin me punë e me sipërmarrje, institucionet, ligjshmërinë dhe aspiratat për jetesë të mirë.