Nga Gjyqtar në avokat të pastrueses, Artan Gjermeni flet për paratë e vjedhura

Artan Gjermeni, avokati i Rozeta dhe Havier Dobi konfirmoi se për 404 mijë eurot e gjetura në banesën e klientëve të tij nuk ka ende asnjë denoncim.

Ai theksoi se hetimi do të tregojë se sa para i janë vjedhur zyrtares Alda Klosi.

Sot kam kërkuar nga organi i akuzës objektin e gjykimi, është për 120 mijë euro apo për shumën totale? Sot organi i akuzës ishte konfuz. Objekti i sotëm duhet të ishte vetëm mbi kallëzim e viktimës Alda Klosi, për diferencë do jetë hetimi i mëvonshëm që do të përcaktojë. Klosi ka pretenduar për shumën 120 mijë euro. Hetimi do të provojë që pretendimi i Klosit është i saktë, pra 404 mijë euro dhe bizhuteri që nuk e dimë ende çfarë vlere kanë do të konstatohet se kujt i përket kjo shumë. Mund të ketë persona që pretendojnë se është e tyre, mund të mos dalë asnjë denoncues; nëse del send pa zot, do t’i kalojnë shtetit”, shpjegoi avokati.

Komisioni i Vetingut përjashton për 15 vite nga drejtësia gjyqtarin e Tiranës Artan Gjermeni pasi dha dy herë dorëheqjen, me datë 15 tetor 2022. Gjermeni ka marrë pjesë në procese të bujshme, në vitin 2016 u paraqit i plagosur në spital. Mirëpo sipas ligjit, kushdo që ka të liçensë avokatie para reformës në drejtësi të 2016 mund të ushtrojë profesionin e avokatit.

 

Latest articles

Related articles