Me 9 janar në seli, si e riktheu Berisha PD-në shpellë antiamerikane

Nga Indrit Vokshi
Ky reagim sot ka kuptimin: Çfarë tu thuash? Hë, a e vendosën demokracinë dhe votën e lirë? Jo, u katandisën, vidh vota në forumin rinor, paracakto fituesit tek ato primaret me orientim e pazar nga lart, hiq emra demokratësh e regjistro emra socialishtësh e lësëistësh për të votuar. Po opozitën e vërtetë e të pashitur a e ndërtuan? Ja përshembull, rruga Thumanë-Kashar ka dyshime për super-korrupsion. A e ka denoncuar Saliu? A ka kërkuar hetim? Jo. Nuk e denoncon, dihet se pse. Atëherë, a quhet se po bashkëpunon me Edi Ramën? Po revolucionin e premtuar a po e bën? Në qershor 2022, thonin se në shtator do të rrëzohet Rama me protesta, ska dyshim, ska tolerim, ska shpëtim. A e rrëzuan? Përfunduan duke ndezur qirinj tek shkallët e kryeministrisë. Neve në seli levat e varetë, shinat e trenit dhe shkallët, ndërsa Ramës i ndezin qirinj.. trimat. Pra i gjithë halli paska qenë për të strehuar Saliun në selinë e PD. As halli i demokracisë dhe votës, as halli i opozitarizmit. Çfarë fiton shoqëria shqiptare nga strehimi i Saliut në PD? Asgjë prej gjëje. Thjesht Shqipëria ka Al-Kaedan e vet. E kanë kthyer selinë në shpellë dhe çdo të premte mbahet konferencë kundër imperializmit amerikan e britanik. Fiton gjë Shqipëria nga kjo? Dhe e bukura është se nuk guxojnë t’i kërkojnë llogari, as për votën e manipuluar, as për mosreagimet për korrupsionin, as pse nuk e mbajti premtimin për protesta të vazhdueshme. Në 1 vit, kanë arritur vetëm ta strehojnë Sali Berishën brenda mureve të selisë, me pacipsinë e pashoqe duke sharë e akuzuar për shitje e tradhëti çdo njeri që nuk është pajtuar me ato çfarë bën ai. Asgjë tjetër. Nuk zgjasin këto lëvizje, thjesht dëmtojnë dhe pengojnë.

Latest articles

Related articles