Ahmetaj po bëhet Pishmani i dytë më i madh i Ramës pas Tahirit

Kryeministri Edi Rama është zymtësuar aq shumë sa në derën e tij hyjnë fare pak njerëz dhe akoma më pak e bëjnë për të qeshur. Ai ka harruar të qeshë. Për disa vite rresht Ahmetaj ishte i Vetmi person që hynte në zyrën e Ramës dhe i Vetmi që e bënte për të qeshur me ndonjë anekdotë.

Arben Ahmetaj, alias “Tigri”, ka hyrë në gojën e çdo njeriu të madh e të vogël në Shqipëri. Tigri dyshohet se ka shitur shokët (pronarët e Inceneratorëve?) dhe ka bërë skenarë pas shpine për goditjen e njerezëve me të cilët ka “punuar” më parë. Mediat kanë botuar shkrime për dosje që Ahmetaj dyshohet se ka çuar tek Ilir Metaj, me të cilën Monika Kryemadhi bëri denoncimin publik për evazionin në tatime, me kompani të ndryshme.

Arben Ahmetaj, ka punuar me shumë kryeministra dhe presidentë. Ahmetaj ka punuar në Ministrinë ku vilen të ardhurat e shtetit dhe kontrollohen shpenzimet që në vitin 1992. Ministri i atëhershëm i Financave, Genc Ruli do ta thërriste Ahmetajn të punonte pranë tij, si pasojë e nevojës për ekspertë të rinj që flisnin gjuhën angleze për t’u përshtatur me marrëdhëniet e reja ndërkombëtare por edhe me institucionet financiare botërore. Ishte koha kur Sali Berisha ishte president i vendit dhe njeriu që kontrollonte totalisht qeverisjen e PD-së.

Pas kësaj ekperience, Fatos Nano kryeministër dhe Arben Malaj ministër i Financave, e thërrasin Arben Ahmetajn në postin e drejtorit të përgjithshëm i Tatimeve në vitin 1997 kur shteti ishte i falimentuar dhe kishte nevojë jetike për të mbushur buxhetin e zbrazur.

Në këtë kohë, Ahmetaj tërhiqet në botën e sipërmarrjes për t’u thirrur më pas nga Fatos Nano në qeverinë e ribërë të drejtuar nga ai, në fillim si zv.ministër i Integrimit dhe më pas si zv/Ministër i Ekonomisë dhe Energjetikës. Pikërisht, biznesi i tij në fushën e telefonisë rajonale e futi Ahmetajn në hollinë e akuzave për konflikt interesi dhe abuzime me kompaninë e tij Hermes Comunications. Madje Ahmetaj ka një dosje edhe në prokurori për këtë çështje që hetohet nga Bilbil Mete, babai i Ervin Metes që Ahmetaj e ka pasur deri tani zv.ministër Ekonomie.

Por Ahmetaj në politikë erdhi pas një eksperience në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ku si përfaqësues i socialistëve krijoi marrëdhënie bashkëpunimi me Edi Ramën, i cili e thirri Ahmetajn në ekipin e ri opozitar pasi Rama zgjidhet në krye të selisë rozë.

Zotëron shumë mirë gjuhët angleze, italiane, greke dhe është njohës i gjuhës ruse.

Latest articles

Related articles