Në një vend që popullësia po zvogëlohet vit pas viti, dëshira për të sjell në jetë një fëmijë po shtohet. Nga të dhënat e publikuar së fundmi, rezulton se abortet më të mëdha janë të gratë e martuara, ndërsa numri total shkon deri në 5 mijë aborte në vit.
Reth 66% e tyre kryhen nga gra të moshës 20-34 vjeç. Sipas analizës së skedave të aborteve, vihet re një rritje e ndërprerjeve të shtatzënisë nga gratë beqare pasi nga 5.7% që ishte në 2016, u rrit në 8.3% në 2020, por dominojnë gratë e martuara me rreth 91%.
Rreth 2.9 % e aborteve në total, kryhen në moshën 14-19 vjeç, nga 5.1% që ishte në 2016. Sipas të dhënave të ISHP-së nga 220 aborte tek adoleshentet në 2016, në 2020 janë regjistruar 105 aborte tek të miturat.
Për vitin 2020 abortet e kryera nga femrat e papuna zënë rreth 65 % të aborteve. Ndër qarqet me nivel më të lartë të abortit është Vlora (283 aborte për 1000 lindje), Fieri (194.8) dhe Beratin (194.7)