Shefja e kabinetit të Ahmetajt me 500 mijë euro cash në Shtëpi

Zgjerohen hetimet për vjedhjen e 120 mijë eurove. Pas zbulimit të këtij megaskandali që ka ndodhur në Tiranë nga nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobi, policia ka thelluar hetimet.

Tashmë, nën hetim është edhe pronarja e banesës, Alda Klosi e cila ishte me pozicion ish shefja e kabinetit të ministrit Arben Ahmetajt. Vjedhja në banesën e Klosit ka ndodhur në datën 15 dhjetor, në kohën kur ajo nuk ishte në Shqipëri, por në SHBA.

Ditën e sotme policia ka dhënë detaje të tjera mbi vjedhjen spektakolare të pastrueses dhe djalit të saj. Uniformat blu kanë kryer edhe një tjetër kontroll në banesën e tyre dhe zbuluan 404,800 Euro, 8500 Dollarë dhe aksesorë floriri, të gjitha të fshehura në tubin e aspirimit.

Rozeta Dobi, 49 vjeç punonte si pastruese në shtëpinë në “Rrugën e Kosovarëve” në kryeqytet dhe në këtë banesë ajo kishte vjedhur shuma të konsiderueshme parash në vlerën e 120 mijë Eurove. Dje u arrestuan dhe ju sekuestruan 58,150 Euro, 7000 Dollarë, 368 000 Lekë, disa sende prej floriri, rrobat e përdorura për vjedhjen dhe këto 3 automjete, 2 nga të cilat dyshohet se u blenë me paratë e vjedhura. Vjedhjen, Rozata e kishte bërë në bashkëpunim me djalin e saj Havier Dobi 23 vjeç. Ky i fundit reklamonte jetë luksose në rrjetet sociale.

Latest articles

Related articles