Zyrtare, Broja i dëmtuar, Chelsea afron një sulmues

R3
Chelsea ka nënshkruar me sulmuesin e Bregut të Fildishtë, David Datro Fofana, marrëveshje e arritur me kampionin norvegjez Molde për një shumë prej 8-10 milionë funtesh.

20-vjeçari, i cili shënoi 24 gola në 65 paraqitje për Molde, ka firmosur një kontratë gjashtëvjeçare deri në vitin 2029, me opsionin për ta zgjatur atë me një vit.

Ai është nënshkrimi i radhës i Chelseat në afatin kalimtar të janarit, pas ardhjes së mbrojtësit francez Benoit Badiashile për 35 milionë funte nga Monaco.

“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar për klubin e ëndrrave të mia”, ka thënë Fofana. Kujtojmë që Blutë e Londrës humbën shërbimet e Armando Brojës për këtë sezon për shkak dëmtimi.

Latest articles

Related articles