Plas goma e kamionit, plagoset rëndë oficeri i policisë, niset me helikopterë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Maqellarë-Peshkopi. Mësohet se mjet i tonazhit të rëndë ka pësuar një defekt dhe ka bllokuar aksin në këtë rrugë. Por në momentin që patrulla e policisë ka shkuar në vendngjarje, një nga gomat e kamionit ka plasur duke plagosur rëndë një oficer policie me emrin Tonin Tosku Punonjësi i policisë është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pasi ka dëmtuar rëndë të dyja këmbët, ndërkohë që pritet të vi helikopteri për ta sjell në Tiranë.

Latest articles

Related articles