Sendet dhe paratë e sekuestrua
Një 49-vjeçare së bashku me djalin e saj janë vënë në pranga nga policia e Tiranës, në kuadër të operacionit të koduar “Inside”, pasi akuzohen për grabitje.
Personat e arrestuar janë shtetasit Rozeta Dobi, 49 vjeçe dhe Havier Dobi, 23 vjeç (nënë e bir), të dy banues në Tiranë.
“Nga provat e siguruara në kuadër të këtij operacioni, rezultoi se gjatë periudhës që shtetasja R. D. ka qenë e punësuar për mirëmbajtjen e një banese në rrugën e Kosovarëve, kjo shtetase, në bashkëpunim me shtetasin H. D. (djali i saj), ka vjedhur në këtë banesë, shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, të cilat arrijnë në vlerë totale, rreth 120 mijë euro.” thuhet në njoftimin e Policisë.