Edi Rama nuk ka për të ndryshuar qasje ndaj zgjedhjeve – REDAKSIONALE

Kreu i ekzekutivit në fillim vitit në çdo vend të perëndimit ka iniciativën për të vendosur temën e bisedën në opinionin publik.

Edhe në vendin tonë, kryeministri Rama ka përcaktuar agjendën publike, me të cilën njerëzit ndalen të shikojnë çfarë po ndodh. Ai bëri një mbledhje dy ditore me kabinetin e tij, në karrige të parehatshme të kohës së komunizmit, për të thënë në fund të fundit se këtë vit “do ta bëjmë tërmet”.

Referenca e bisedës së përgjuar në dosjen “184” mes ministrit Gjiknuri dhe bosit lokal dibran Ymer Lala, për të mbledhur vota derë më derë, me të mirë dhe më të keq, ishte e qëllimshme.

Zgjedhjet e 14 majit priten të jenë edhe një herë si përherë biseda të njerëzve të qeverisë me bosë lokalë, me Tom Doshin në qarkun Shkodër, me Aqif Rakipin në qarkun Elbasan dhe Gjushin e Niçes së Shijaku për qarkun Durrës. Këta janë kampionët e Edi Ramës për të grumbulluar vota me shumicë dhe pakicë.

Për të hequr nga gara këto 3 kampionë, çdo opozite do të duhej ndihma e jashtme, presioni i legatave të huaja mbi SPAK dhe një aleancë e gjërë vlerash në terren.

Mirëpo opozita e përfaqësuar nga Sali Berisha dhe Ilir Metaj janë me halle. Nuk mund të kërkojnë ndihmë askund sepse janë shpallur non grata për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë, për të mos folur që secili prej tyre ka bashkëpunuar me 3 personazhet e mësipërm.

Partia Demokratike, vija zyrtare, e ka këtë kartë morale për ta bërë problem këtë aleancë dhe duhet ta bëjë problem, përderisa nuk luhet ndershëm.

Është edhe një rrugë tjetër. Ajo që këtyre partive apo personazhe tju bie vlera negociuese dhe që blerësit tju ikin nga oferta.

Sido që të jetë, një gjë është e sigurtë: rrënjët e Edi Ramës janë ngulur thellë në territor dhe opozita duhet të fillojë të presë rrënjët që trungu të kalbet.

 

 

Latest articles

Related articles