Adi Krasta zgjidhet zv.drejtori i Radio Televizionit të Kosovës

Gazetari Adi Krasta duket se do të jetë pjesë e zinxhirit drejtues të Radio Televizionin e Kosovës. Pasi mori pjesë në garën e hapur, burime për median bëjnë me dije se ka zënë vendin e dytë në konkurs, duke u zgjedhur në pozitën e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm.

Konkursi për ketë pozitë ishte hapur me 22 nëntor, por edhe pse në media ishte lakuar emri i gazetarit dhe moderatori i “A Show” nga Shqipëria si një nga kandidatët, por që nuk kishte asnjë konfirmim nga ana e tij. Nga konkursi, e para, në bazë të pikëve të grumbulluara ka dalë Ilire Zajmi, pasi ka grumbullar mbi 80 të tilla.

“Kam dalë e para në intervistën e mbajtur me 19 dhjetor, dhe jam vlerësuar me më se shumti pikë 82.60”,-tha shkurt ajo për Insajderin. Por ende nuk dihet sesa pikë ka grumbulluar Krasta. Ndërkohë që kandidatë të tjerë në garën për zëvendës drejtor gjeneral ishin edhe Rilind Gërvalla dhe Naser Thaqi.

Teksa ishte në garë për postin e ri, disa ditë më parë, gazetari Krasta, përmes një postimi në Facebook, kishte konfirmuar se ka marrë nënshtetësinë së Kosovës, që mesa duket lidhej me konkursin në të cilin po merrte pjesë.

Latest articles

Related articles