Zbulohet paga e Silvinjos e kombëtarja shqiptare

Silvinjo është trajneri i ri i Shqipërisë. Braziliani 48-vjeçar do të pasojë Edi Rejën në krye të stolit kuqezi. Ka drejtuar për më pak se një sezon Korithiansin, 3 muaj Lionin në Francë dhe ka qenë për disa kohë një nga ndihmësit e Tites te Brazili para disa viteve.

FSHF-ja ishte kujdesur që në komunikatën e vet të theksonte mes rreshtave se kontrata do të jetë në varësi të rezultateve. “Panorama Sport” shkruan se Silvinjo së bashku me ndihmësit pritet të marrin afro 1.1 milionë euro në 18 muaj, por si kusht do të kenë kualifikimin në “Euro 2024”. Në rast se nuk ia dalin dot, atëherë është parashikuar nëpërmjet një klauzole që 25- 30 për qind e kontratës do t’u mbahet nga federata.

Latest articles

Related articles