Robert Aliaj tregon çfarë i tha Kristit kur vendosi të bëhej pjesë e BB VIP

Robert Aliaj ka folur në Report Tv për pjesëmarrjen e të birit Krist Aliaj në reality show BB VIP. Teksa komentonte gjuhën banale në ekrane, artisti u shpreh se ia kishte bërë të qartë Kristit që formati nuk i shkonte tipit të tij.

“Djalit i kam thënë që nuk është për ty ai format ku do të bëhesh pjesë. Nëse do futeshin personazhe që kanë përgjegjësi për publikun, formati merr vlerë”, tha Aliaj.

Gazetarja Klotilda Harka thotë se televizionet duhet të kalojnë në filtër ndërsa shtoi se nuk shërben për edukimin e njerëzve. Këtë e kundërshtoi analisti Robert Aliaj, sipas të cilit televizioni ka aq fuqi sa të vret. Ndër të tjera shtoi se duhet të ketë pasoja për këdo që pretendon se mediat mund të bëjnë ç’të duan për audiencë. Edhe për pjesëmarrjen e të birit në një reality show shprehet se nuk ka qenë dakord.

“Duhet të bëhet një filtër për televizionet kombëtare që duhet të jenë më të kujdesshëm për njerëzit që i fusin në këto formate që ndonjëherë nuk e meritojnë të jenë aty prej nivelit. Nëse dhuna është dicka që tërheq, atëherë mirë ua bëjnë se në fund të fundit, televizioni dhe spektakli është një biznes. Nuk duhet të na edukojë televizioni”, tha Harka.

“Është mungesë përgjegjësie të thuash se televizioni nuk edukon. Televizioni ka influencë vrastare. Televizioni është edukator formal që ndikon, zbavit dhe edukon. S’mund të thuash që nuk e ka këtë forcë. Nuk i lejohet televizionit të thojë bëjmë çfarë të duam që të marrim audiencë. Ky justifikim duhet të jetë penal. Kjo është një detyrim sot. Nuk e kam dëgjuar ndonjëherë. Televizioni vret, nuk është kaq e thjeshtë. Djalit i kam thënë që nuk është për ty ai format ku do të bëhesh pjesë. Nëse do futeshin personazhe që kanë përgjegjësi për publikun, formati merr vlerë”, tha Aliaj.

Latest articles

Related articles